Java e modës në New York, Stilisti Hilfiger prezanton koleksionin e ri

Ikona e modës, Tommy Hilfiger prezantoi koleksionin e pranverës 2016.I frymëzuar nga pushimet e tij në ishujt e Karaibeve, Hilfiger e shndërroi lumin lindor të Nju Jorkut në një pasarelë mode."Kam kaluar shumë kohë në ishujt e Karaibeve, dhe ishullin Mustique apo në Xhamajka. Ishin pushime me të vërtetë relaksuese ", u shpreh Hilfiger ."Në koleksion mund të shikoni shumë kostume banje, pjesa më e madhe prej tyre të thurura me grep, me ngjyra, me vija, të cilat më pëlqejnë shumë. Doja të sillja detin në pasarelë. Shumë vija, shumë ngjyra, të frymëzuara edhe nga vitet 70, të stilit hipi-elegant, bohemian , "-shtoi ai.Modelet e veshura me fustane të freskëta, pantallona të lirshme të kombinuara me bluza shumëngjyrëshe pushtuan pasarelën.Bikini të thurura me grep, me ngjyra me vija, funde flirtuese dhe bluzat e shkurtra, të kombinuara me çanta plazhi, kapele të punuara me dorë dhe bizhuteri verore u prezantuan për të apasionuarat e modës.Dhe për gratë që kanë probleme me takat, Tommy ka lajme spektakolare.Veshjet e tij i ka kombinuar me gjysmë atlete dhe sandale të rehatshme.Hilfiger, i cili është i njohur ndërkombëtarisht për stilin e tij të thjeshtë, tha se ky koleksion i përshtatet plotësisht këndvështrimit të tij."Vajzat e thjeshta i pëlqejnë ishujt, ngjyrat. Ato duan të kënaqen kështu që kjo është gjtihë ideja e këtij koleksioni."Modele të famshme ishin pjesë e pasarelës. Gigi Hadid, e cila prezantoi disa veshje të Hilfiger, u shfaq e mahnitshme me bikini.Modelja e Victoria Secret, Behati Prinsloo, e shoqëruar nga princesha e Nju Jorkut Beatrice, po e ndiqte prezantimin e koleksionit në rreshtin e parë duke mos humbur asnjë detaj nga koleksioni i ri i Hilfiger."Është i mrekullueshëm. Nuk kam parë dicka të tillë më parë. Sigurisht që prezantimet e Tommy-t janë gjithmonë të mahnitshme. Ai nuk na zhgënjeu," -u shpreh ëngjëlli i Victoria Secret ."Më pëlqen ky stil, ky koleksion. Çdo gjë që kam veshur mban firmën e Tommy Hilfiger."Para shfaqjes, Prinsloo ishte ndër të paktat që provoi risinë më të re në teknologji "Twitter Halo", një pajisje që ofron imazhe në 360-gradë që mund të ndahen në kohë reale nëpërmjet rrjeteve sociale. Kjo risi e re u shfaq për herë të parë në prezantimin e koleksionit të Hilfiger."Sepse ne bëjmë diçka të re me teknologjinë çdo sezon, kështu që u bashkuam në Twitter për t’ju përshëndetur nga 360 gradë, për të filmuar në çdo cep. Dhe kjo është diçka e re, "tha Hilfiger.Shfaqja e Hilfiger ishte pjesë e javës së modes në Nju Jork që ka pushtuar gjithë qytetin deri të enjten.Lady GagaStilisti i Lady Gaga, Brandon Maxwell, gjithashtu ka marrë pjesë në Javën e modës në New York.Koleksioni i tij u prezantua në bashkëpunim me këngëtaren e njohur e cila e ka ndihmuar Maxwell me çdo gjë nisur që nga rregullimet, ndriçimi i pistës dhe provat." Ata njerëz më kanë mbështetur jo vetëm profesionalisht, por edhe personalisht. Kanë qenë atje në kohë të mira, dhe në kohë të vështira. Dhe unë çdo mëngjes falënderoj Zotin që i kam ata njerëz në jetën time ", -tha Maxwell për këngëtaren Gaga dhe stilisten Nicolanje speciale me Fashion week në Nju Jork.2C4FFED700000578-3234155-image-a-14_1442260324699 2C4FE09000000578-3234155-image-m-69_1442255824490gig-hadid-tommy-hilfiger-xlarge2C4FEDFC00000578-3234155-Leading_the_way_With_the_young_supermodel_leading_the_charge_Tom-a-59_1442255579177 2C4FFC8F00000578-3234155-Making_a_splash_The_Hadid_sisters_centre_left_and_centre_right_c-a-60_1442255579179NEW YORK, NY - SEPTEMBER 14: (L-R) Joe Jonas, Immy Waterhouse, Suki Waterhouse and Behati Prinsloo attend the Tommy Hilfiger Women's fashion show during Spring 2016 New York Fashion Week at Pier 36 on September 14, 2015 in New York City. (Photo by Gary Gershoff/WireImage)1001569_636x978 /Oranews.tv/