Zgjedhjet në Greqi, liderët përballen në debat televiziv

Dy sfiduesit kryesorë në zgjedhjet e Greqisë do të përballen në debat televiziv, me sondazhet që tregojnë se janë fyt-më-fyt.Lideri i së majtës, i Partisë Syriza, Aleksis Tsipras do përballet me Vangelis Meimarakis, nga qëndra e djathtë, Partia Demokracie e Re.Tsipras bëri thirrje për zgjedhje të parakoshme pas sigurimit të një shpëtimi financiar disa miliardësh muajin e kaluar.Të dyja palët kishin afro 31.6% të votave në sondazhet e fundit të televizionit ANT1.Një përqindje mjaft e vogël i ka ndarë dy anët e fushatës , gjë që do të thotë se nuk ka gjasa për formimin e një shumice parlamentare.Meimarakis ka sugjeruar se një koalicion i madh është i mundur, diçka që është përjashtuar nga Tsipras.Analistët thonë se debate është një mundësi e rëndësishme për votuesit e pavendosur.Tsipras i fitoi zgjedhjet në fillim të këtij viti duke u zotuar se do i jepte fund krizës së borxhit, por ishte në fakt i detyruar për të pranuar paketën financiare të BE-së.