Dita kombëtare e Brazilit, ambasada pritje në Tiranë me ambasadorë e politikanë

Ambasada e Brazilit në Shqipëri feston ditën kombëtare.Në aktivitetin e organizuar në ambientet e muzeut historik kombëtar morën pjesë personalitete të shumta të shoqërisë shqiptare, midis të cilëve edhe ambasadorë të vendeve të huaja.Vitet e kaluara në ditën kombëtare të brazilit janë ekspozuar pikturat e artistëve bashkëkohorë brazilianë. Ndërsa këtë vit ata u zëvëndësuar me ata shqiptarë.Një fakt të tillë e vuri në dukje edhe ambasadori Brazilian në vendin tonë:"Iu falenderoj për pjesëmarrjen në një event të rëndësishem për Brazilin.Nën shoqërinë e një gote vere uroj të kaloni mirë këtë mbremje me ne dhe nën shoqërine e pikturave të dy artistëve shqiptare Muhamet Kerpaci dhe Leonardo Voci. Faleminderit"Ambasada e Brazilit ka nisur punën e saj në Tiranë në vitin 2010 dhe kjo është hera e dytë që dita kombëtare e këij shteti organizohet në hollin e muzeut historik kombëtar.dita kombetare e brazili