Projekti "Shansi i Dytë" rikthen në banka 200 nxënës në shkallë vendi
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrisë, Blendi Klosi dhe Zv/Ministrja e Arsimit Nora Malaj, kanë zgjedhur të jënë në Shkodër në ditën e parë të nisjes së proçesit mësimor. Falë një projekti të dy Ministrive, 28 fëmijë që kishin braktisur shkollën, janë rikthyer në mësim. Përmes projektit "Shansi i Dytë" në rang vendi janë rikthyer në bankat e shkollës 200 fëmijë në situatë rruge.Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe zv/Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, kanë zgjedhur të mbërrijnë në shkollën 9-vjeçare "Salo Halili”në Shkodër në një furgon bashkë më 28 fëmijë që një vit më parë ishin në situatë rruge.2 Ministritë i dhanë jetë projektit "Shansi i dytë". Falë tij në të gjithë vendin janë ulur në bankat e shkollës 200 fëmijë në situate rruge.Klosi: “Kemi arritur që në 5 qytetet kryesore të mundësojmë daljen nga situata e rrugës të mbi 200 fëmijëve. U japim atyre një shans të dytë për të filluar një edukim”.Zv/Ministrja Malaj deklaroi nisjen e planit të veprimit "Stop dhunës" në shkolla, ndërsa nuk harroi të përmendë fëmijët që nuk shkojnë në shkollë pasi vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes.Nora Malaj: “Sivjet për herë të parë në Shqipëri po lançojmë planin “Stop dhunës” për një jetë më të mirë dhe standard më të mirë të jetës në shkollë. Standardi dhe cilësia e shkollës të jetë e tillë që fëmijët të jenë të barabartë, të mos jenë të diskriminuar.Aktualisht kemi 18 fëmijë të ngujuar, problemi më i rëndësishëm i tyre është komuniteti i prindërve dhe komuniteti ku ata jetojnë”.Klosi dhe Malaj të shoqëruar edhe nga drejtuesit vendorë, bënë edhe inagurimin e shkollës së re profesionale "Arben Broci".Megjithë investimet e bëra, edhe këtë vit mësimi në disa shkolla të Shkodres zhvillohet me turne për të shmangur mbipopullimin e klasave.