Kur nusja të bën "magji" ditën e dasmës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2015, 10:31
Magjistari Justin Willman dhe nusja e tij modele Jillian Sipkins bënë një kërcim ndryshe nga një dasmë normale.Ata vendosën t’i impresionojnë të ftuarit. Gjatë kërcimit të parë pas disa lëvizjeve normale çifti shokoi njerëzit që ndodheshin prezentë, kur Jillian la për disa momente në ajër bashkëshortin e saj.Disa nga komentuesit thonë se diçka fshihet pas karriges që çifti la mënjanë, por si çdo magjistar i vërtetë Justin nuk e zbuloi trukun e tij kur dha një intervistë për revistën People këtë javë.“Shkoi më bukur nga ç’e prisnim. Jemi praktikuar me orë të tëra ditë për ditë dhe në fund ia vlejti. Fakti që njerëzit po përgjigjen kaq pozitisht ndaj videos është një bonus për ne,” tha Justin.