Si ndiqej tragjedia e 11 shtatorit në SHBA kur Facebook e Twitter nuk ekzistonin
Në ‘epokën e teknologjisë’, me WiFi dhe smartphone, kur shpërndahet një lajm e marrin vesh të gjithë.Interneti tashmë është mjeti kryesor i komunikimit dhe informimit. Në pak minuta shpërndahen foto e video në kohë reale të ngjarjeve në çdo cep të botës.Por gjërat ishin ndryshe në vitin 2001, kur dy avionë terroristë u përplasën me Kullat Binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 11 shtator.Në atë kohë, televizori dhe radio ishin akoma mënyra më e mirë për t’u azhornuar me lajmet e fundit.Për ata që kishin kompjuter, interneti i lidhur me telefonin ishte i ngadaltë dhe shpesh të hante disa minuta kohë për të hapur një faqe të vetme, dhe ajo që mund shihje nuk ishte gjë tjetër veçse një apo dy foto.Ndërsa sot, faqet online janë të mbushura me imazhe me rezolucion të lartë, foto të lëvizshme, video HD e grafika të detajuara.
