Ja në ç’gjëndje e la një pilulë ekstazie këtë adoleshente
Familja e një vajze 16 vjeçareje që ra në koma pasi piu ekstazi, ka publikuar një video për të treguar se në ç’gjendje katastrofike ka përfunduar jeta e vajzës së tyre.Jeta e Amy Thomson ndryshoi në mënyrë dramatike pasi piu një ekstazi gjatë feste në shtëpinë e disa miqve në Glasgoë të Skocisë.16-vjeçarja përfundoi në gjendje shumë kritike dhe shpenzoi javë duke luftuar për jetën e saj në spital.Familjarët e saj publikuan videon kur Amy ka dalë nga koma dhe ndodhet në karrige me rrota.Në video tregohet Amy, duke folur me vështirësi e duke thënë: “Faleminderit, faleminderit të gjithëve”.Ajo gjithashtu ngre dorën në mënyrë të çuditshme për të përshëndetur nga kamera.Pavarësisht se droga dëmtoi në mënyrë serioze trurin e adoleshentes, familja e Amy-t beson se me ndihmën e mjekëve ajo do të bëjë progres.Familjarët e Amy-t e publikuan videon si një mesazh drejtuar të rinjve që kanë kuriozitet të provojnë drogërat e ndryshme. Ja si mund të përfundosh.
