Demi Lovato lë të kuptohet se është biseksuale
Demi Lovato ka nxitur thashethemet se ajo mund të jetë biseksuale, pasi lëshoi një fjali të rëndë që u la të kuptohej kjo gjë gjatë një interviste këtë javë.Këngëtarja nuk e ka konfirmuar asnjëherë seksualitetin e saj, por u clirua kohët e fundit me hitin “Cool For The Summer”, e cila me sa duket ajo po eksperimenton me të dy llojet, burrat dhe gratë.Kënga përfshin në tekst: “Më thuaj se cfarë do/ Cfarë pëlqen/ Është në rregull/ Jam pak kurioze gjithashtu… Mendjen e kam te trupi jot dhe trupin tënd në mendjen time/ Kam një shije për qershinë, dua vetëm ta kafshoj pak.”Ajo tashmë ka pranuar se “definitisht nuk e mohon” që është duke eksperimentuar, në një intervistë me Alan Carr në Chatty Man.Alan e pyeti atë nëse teksti i këngës “Cool For The Summer” vinte pas eksperiencës personale.“Të gjitha këngët e mia janë të bazuara në përvojat personale. Unë mendoj se nuk ka ndonjë gjë të keqe të eksperimentosh në fund të fundit,” iu përgjigj Demi Lovato.

/oranews.tv/