Vrasja për vijën e ujit, burg për Fatmir Bregun, autori: "Kërkoj falje, jam penduar"

Me shenja pendese dhe në një gjendje të rënduar psikologjike, ka dal sot përpara gjykatës Fatmir Bregu, autori i dyshuar për vrasjen e Namik Gjika.Organi i akuzës, në seancën e vendosjes së masës së sigurisë kërkoi cilësimin si të ligjshëm arrestimin dhe vendosjen ndaj tij të sigurisë "arrest me burg" për veprën penale " vrasje me paramendim".I penduar dhe në gjendje të rënduar psikologjike vetë i akuzuari është shprehur se ndihej i penduar dhe se e kish kryer krimin në gjendje të dehur. Gjendja e rëndë psikologjike bëri që pala mbrojtëse të kërkoi masë sigurie vendosjen në një spital psikatrie, gjë e cila nuk është marë parasysh nga gjykata, e cila vendosi masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprën penale " vrasje me paramendim"[caption id="attachment_573118" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Fatmir Bregu Në foto: Fatmir Bregu në Gjykatë[/caption]