Hungaria hap stacionin e trenit për emigrantët në Budapest
Hungaria hapi stacionin e trenit për klandestinët duke i lejuar ata të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian.Vendimi vjen pas dy ditësh bllokimi të emigrantëve, të cilët qëndruan përpara dyerve të stacionit, të shtrirë në rrugë e duke ngritur tenda.Autoritetet hungareze thanë se po zbatojnë rregullat evropiane, rregulloren e Dablinit, sipas së cilës, refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të BE-së që hyjnë.Brenda në stacion u regjistruan skena kaotike, teksa emigrantët shtynin njëri-tejtrin për të hipur në tren.Në 24 orët e fundit janë 2061 emigrantë që kanë hyrë në Hungari me drejtim Gjermaninë, Austrinë dhe vendet e tjera të Europës VerioreEmigrantët protestuan për të dytën ditë në rradhë në Hungari ndërsa disa prej tyre u arrestuan nga policia.