Fluks regjistrimesh në shkollën e mesme tregtare në Vlorë

Fillimi i regjistrimeve për vitin e ri akademik ka sjellë fluks kërkesash pranë shkollës së mesme tregtare në Vlorë.Sipas drejtores së këtoj institucioni Alma Islamaj, kërkesat janë rritur pasi gjatë sezonit veror vetëm nga viti i parë janë punësuar 25 nxënës në bizneset ku kanë ushtruar praktikën, në bazë të një marrveshje ndërmjet biznesit, shoqatës së turizmit dhe institucionit arsimor.Referuar regjistrimeve të ditëve të para, ky vit akademik, pritet të shenoj numrin më të lartë të nxënësve në 4 vitet e fundit.Në funksion të shkollës profesionale janë edhe konvikt ku strehoen nxënësit që vinë nga rrethet. Shkolla tregtare është i pari institucion i profilizuar në qytetin e Vlorës.