Zgjedhjet 2017, Rama u prezanton deputetëve të veriut dy kordinatorët

Kryeministri, Edi Rama, ka zhvilluar një takim në selinë e Partisë Socialiste me deputetë të qarqeve të veriut.Të pranishëm ishin Ministra dhe deputetë nga Shkodra, Kukësi, Lezha dhe Dibra.Ky takim u zhvillua për të caktuar koordinatorët e rajoneve të veriut dhe për të ndarë përgjegjësitë e tyre.Burimet e Ora News në Partinë Socialiste thonë se në qëndër të diskutimeve ishin dhe zgjedhjet në strukturat e Partisë Socialiste, po ashtu diskutimet vijuan edhe për reformën në drejtësi.Sipas reformës territoriale, vendi do të ndahet ne 6 rajone dhe kryeministri Edi Rama ka përcaktuar 2 koordinatorët.Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati do të jetë koordinator i rajonit Shkodër- Kukës,  ndërsa Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është zgjedhur si koordinatore e qarkut Lezhë-Dibër.Takimi i deputetëve të veriut është bërë pas takimit të Ramës me deputetët e qarkut të Vlorës.[caption id="attachment_571577" align="alignnone" width="640"]edi rama 33 Ne foto : Edi Rama me deputetet[/caption][caption id="attachment_571578" align="alignnone" width="640"]edi rama 3 Ne foto : Edi Rama me deputetet[/caption][caption id="attachment_571579" align="alignnone" width="640"]edi rama 1 Ne foto : Edi Rama me deputetet[/caption][caption id="attachment_571580" align="alignnone" width="640"]edi rama Ne foto : Edi Rama me deputetet[/caption][caption id="attachment_571581" align="alignnone" width="640"]rama me deputetet Ne foto : Edi Rama me deputetet[/caption][caption id="attachment_571576" align="alignnone" width="961"]deputetet Ne foto : Ditmir Bushati , Lindita Nikolla dhe deputete te tjere[/caption] /Oranews.tv/