FOTOVIDEO/ “Zip-line”, atraksioni i radhës nga Merimangat e Pejës
Pas shtegut “Via ferrata” i cili po rezulton të jetë njëra nga atraksionet me të mëdha në Grykën e Rugovës, Merimangat e Pejës në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe organizatën Swisscontact, do të ofrojnë edhe një atraktivitet tjetër në këtë zonë.Projekti “zip line”- shtegu i cili kalohet në ajër, përmes një litari metalik, që sjellë shumë adrenalinë dhe kënaqësi, do të lëshohet në përdorim për turistët në fillim të muajit tetor.Telegrafi mëson se shtegu do të jetë i gjatë 550 metra, dhe “zip line” do të ndërtohet në Grykën e Rugovës, pjesën e njohur te kilometri i tretë.Projekti ka kushtuar gjithsej 32 mijë euro dhe është financuar nga Marimangat e Pejës, Komuna e Pejës dhe organizata zvicerane Swisscontact.Më herët “zip line” ka patur vetëm në Mal të Zi dhe Serbi.“Zip line” në Grykën e Rugovës do të jetë i pari në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.Ndryshe, atraksioni “Via Ferrata”, i njohur si shtegu i hekurt, është vënë në funksion në vitin 2014, si pasojë e iniciativës së Merimangave të Pejës.Tashmë “udhëtimi” nëpër “Via Ferrata” i ka kaluar edhe kufijtë vendor, sepse edhe ata të cilët e vizitojnë Kosovën dëshirojnë që si kujtim ta kenë nga Gryka e bukur e Rugovës, ta kenë edhe adrenalinën dhe kënaqësinë që e ofron ky shteg.Për ta vizituar shtegun “Via Ferrata”, mund ta rezervoni orarin edhe në kompaninë më të madhe të shitjeve online në Kosovë, smardonline.com./telegrafi/
Zip Line - Gryka e Rugovës Pejë“Zip-line”, atraksioni i radhës nga Merimangat e Pejës (Foto/Video)Posted by Telegrafi.com on 2015-08-31