Vlorë, radhë të mëdha për pasaportë gjatë gjithë gushtit, nuk pati shtim sportelesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2015, 14:10
Ndonëse u mbyll muaji gusht, në zyrat e aplikimit për pasaporta biometrike radhët vijojnë të jenë të gjata.Nga mungesa e sporteleve shtesë, nëna me fëmijë të vegjël, apo të moshuar, u duhet të presin me orë apo ditë të tëra.Qytetarët, kryesisht emigrantë ankohen për shërbimet dhe koston e lartë, që përkthehet në kohë dhe para të harxhuara deri në marrjen e dokumentit biometrik.Pavarësisht fluksit dhe radhëve për t'u pajisur me pasaportë biometrike, që janë prezente prej mesit të korrikut, asnjë masë nuk u mor për shtimin e sporteleve.
/Oranews.tv/