Ja pse nuk duhet ta përdorni celularin kur jeni në një pikë karburanti
Ne të gjithë i kemi lexuar tabelat dhe kemi dëgjuar historitë rreth cfarë shkaktojnë celularët tek pikat e karburantëve, dhe kjo video e vërteton pse-në.Në pamjet e marra nga kamerat e survejimit duket një motociklist i cili ndalet tek pika e karburantit për tu furnizuar.Për rreth 10 sekonda motociklisti qëndron dhe shkon në anën e kundërt të furnizimit teska aty po u furnizonte një motociklist tjetër.Motociklisti, i cili mbante veshur një këmishë të bardhë, kthehet përsëri në vendin e mëparshëm dhe shikohet teksa tenton të nxjerri celularin e tij teksa po priste në motocikletë të furnizohej.Sa filloi të furnizohej, ai dhe motocikleta e tij përfshihen nga flakët. Policia shpërndau pamjet me shkrimin: “Mos përdorni celularët në pikat e karburantit”./oranews.tv/