Në shtëpinë e Simon Cowell shefi është djali i tij Erik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2015, 14:55
Ai mund të kryesojë një prej emisioneve më të ndjekur në botë por kur flitet për familjen e tij, Simon Cowell e di shumë mirë kush është shefi.Pjestari i jurisë së X-Factor është duke shijuar pushimet në Sardenjë bashkë me të dashurën e tij Lauren Silverman dhe djalin e tij 2 vjeçar Erik.Si një baba i përkushtuar ai nuk mund të rrinte pa ndarë në me ndjekësit e tij në Twitter disa foto me djalin e tij.Në një foto 55 vjeçari është i ulur së bashku me Erik në kuvertin e jahtit luksoz i veshur me pantallona të shkurtra dhe të bardha duke shkruar “Erik, babi është shefi”.Disa minuta në vonë ata kanë ndërruar rolet në një foto ku 2 vjeçari i ngre qafën babait të tij Simon i cili më pas ka vazhduar :Në rregull. Je ti bosi.
