Ndërron jetë mbesa e Morgan Freeman

Aktori Morgan Freeman njoftoi vdekjen e mbesës së tij, Edena Hines, 33 vjece, për të cilën policia e Nju Jorkut tha se është gjetur e vdekur, pasi është qëlluar me thikë pranë shtëpisë së saj.Policia është njoftuar në orën 3 mëngjesit nga kalimtarë të rastit, pasi një femër është gjetur e vdekur, ndërsa më vonë u identifikua si mbesa e aktorit të famshëm. Ajo kishte pësuar lëndime të forta pas goditjeve të njëpasnjëshme me thikë në kraharor dhe ka ndërruar jetë menjëherë.Sipas policisë, pranë Edena Hines, është gjetur i plagosur në po të njëjtën mënyrë edhe një mashkull, rreth të 30-tave, i cili është dërguar në spital por lidhja e tij me viktimën nuk bëhet e ditur. Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi në lagjen e 33 vjecares, vetëm pak metra larg banesës së saj. Hines ishte aktore si gjyshi i saj, shkrimtare por edhe mësuese në Nju Jork."Pas kësaj ngjarjeje tragjike,dua vetëm ti shpreh dashurinë dhe mbështetjen familjes time" shkroi Freeman në facebook, pas ndarjes nga jeta të mbesës së tij. "Faleminderit të gjithëve nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj".