Rrëfehet Maradona: “Ka 12 vjet që nuk drogohem më”

Në një video në facebook, ku tregon shtëpinë e tij të mrekullueshme në Dubai, Maradona ka folur edhe për një nga problemet më shqetësuese përgjatë jetës dhe karrierës së tij sportive.Diego Armando Maradona, i futur me rroba në pishinën e shtëpisë së tij, ka rrëfyer se prej 12 vjetësh nuk e përdor më drogën.“Nuk zgjohesha siç zgjohem tani. E zgjodha këtë jetë për fëmijët dhe nipërit e mi. Sepse akoma nuk e kam mbyllur jetën,” ka shpjeguar ish-kapiteti i Napolit dhe Argjentinës.Në video Maradona tregon foto e kujtime të ndryshme që ndodhen të varura në murin e shtëpisë së tij, veçanërisht me familjen e tij, dhe liderin kubanez Fidel Kastro të cilin e përkufizon si “më të madhin e të gjithëve”.