Sa shpesh duhet t’i lani peshqirët dhe çarçafët

Sipas një sondazhi të revistës Women’s Health shumica e njerëzve i lajnë çarçafët apo peshqirët shpesh ,por jo aq sa duhet.Kureshtarë për metodat më të mira për ti larë ato? Ja ku janë disa udhëzime : Peshqirët e tualetitRekomandohet të lahen pas tre ose katër herë përdorimiMegjithëse peshqirët janë bërë për tu përdorur disa herë pasi janë larë, ato fillojnë të mbajnë aromë të keqe sidomos nëse nuk ajrosen sa duhet.Nëse peshqiri juaj fillon të ketë erë myku atëherë këshillohet që ju ta hidhni dhe most a përdorni më.ÇarçafëtRekomandohet të lahën çdo javë,ose një herë në dy javëSipas Maeve Richmond , drejtoreshë e kompanisë së rregullimit të shtëpive Maeve’s Method ju mund të zgjidhni ti lani çarçafët kur të doni pasi kjo është një çështje personale. Por nëse shtriheni në krevat pa bërë dush apo nëse i ndotni çarçafët duke djerësitur Richmon këshillon ti lani ato më shpesh. Peshqirët e kuzhinësRekomandohet të lahen çdo javëPeshqirët në kuzhinë mbledhin mbetje ushqimesh të cilat lënë njolla dhe aromë të keqe kështu që duhet ti lani ato çdo javë.Nëse i përdorni dhe gjatë gatimit mund të konsideroni ti lani akoma më shpesh.Peshqirët e duarveRekomandohet të lahen çdo dy ose tre ditë. Po me të vërtetë!Duke qenë se peshqirët e duarve përdoren nga shumë personave për arsye të ndryshme dhe marrin shumë mikrobe është e këshillueshme ti lani më shpesh gjithmonë në lavatriçe.Qilimat e tualetitRekomandohet të lahen çdo një ose dy javëLarja e tyre varet nga materiali dhe sa shumë i përdorni ju qilimat në tualetin tuaj.Nëse nuk qëndrojnë kurrë të thatë duhet ti lani çdo javë , në të kundërt lajini më rrallë.PerdetRekomandohet të lahen dy herë në vit.Ndryshe nga peshqirët apo çarçafët që ndoten më shpesh, perdet bëhen me pluhur me kalimin e kohës.Nëse dikush në shtëpinë tuaj ka alergji atëherë do ishte e këshillueshme ti lani një herë në 6 muaj.Por duhet të jeni të kujdesshëm sepse disa lloj perdesh kanë nevojë të lahen me avull kurse disa në lavatriçe. Kur keni perde dekorative dhe delikate larja e shpeshtë mund të bëjë që ato te humbin ngjyrën e mëparshme.JastëkëtRekomandohet të lahen dy herë në vitPavarësisht nëse jastëku juaj është i përbërë nga pupla apo material sintetik ju duhet ti lani jastëkët dy herë në vit në mënyrë që pluhuri që mbledhin të mos mbetet aty. Maeve Richmond thotë se duhet t’i çoni në pastrim kimik si dhe duhet të siguroheni që në fund të thahen mirë.Kurrë mos e lini jastëkun tuaj pa mbulesë.JorganëtRekomandohet të lahen dy herë në vitMegjithëse i përdorim gjithmonë jorganët nuk mbledhin shumë papastërti prandaj duhet ti lani sa më rrallë.