Tony Hawk e Ben Harper hapin ankandin për krijimin e parqeve pë skejtbord

Profesjonistët e Skejtbordit, Tony Hawk, dhe fituesi i çmimit Grammy, muzikanti Ben Harper kanë hapur ankandin e tretë vjetor "skejtbordi dhe muzika 'në West Hollywood.Mbledhësi i fondeve, i cili ndërthuri  të talentuarit në skejtbord  me muzikën për të krijuar art unik për një ankand dy javor, vazhdon të përfitojë fondet e Fondacionit Tony Hawk për të ndërtuar parqe për skejtbord në të gjithë vendin."Mendoj se sheshet për skejtbord janë vërtetë të nevojshme për komunitetin sidomos për fëmijët, të cilët ndihen të paprivilegjuar dhe shpesheherë janë në rrezik të ndikimeve të këqija. Pjesa më e madhe e fëmijëve zgjedhin të bëjnë skejtbord.  Ne e injorojmë këtë fakt por skejtbordi është bërë një sport mjaft popullor në ditët e sotme dhe ka kaq shumë fëmijë që e përdorin por shumë pak hapësira, veçanërisht në zonat e varfra ", tha Tony Haëk, themeluesi i Fondacionit Tony Hawk.Profesionistët e këtij sporti dhurojnë skejtbordet e përdorura dhe shkruajnë emrat e muzikantëve dhe  këngës së tyre të preferuar. Fondacioni Tony Hawk bashkon skejtbordet me muzikantët për autografe dhe fjalët e këngëve, pastaj ato shiten për bamirësi.Vetë Haëk ka pasur disa nga skejtbordet e tij të nënshkruara nga muzikantë  me famë botërore, duke përfshirë këtu të gjithë anëtarët e grupit U2." Tre skejtbordet e mia janë firmosur nga Paul Mçartney, The Clash dhe U2, që është grupi më i madh nga i cili kam shpresuar ndonjëherë të kem autografin e tyre. Sinqerisht, ata janë më të mirët për mua. I jam aq mirënjohës që kemi pasur këtë mbështetje të madhe ", tha Haëk kur u pyet për bashkëpunimet e tij në të ardhmen.100% e të ardhurave nga ankandi do të shkojnë për  ndërtimin e shesheve për skejtboard dhe deri tani janë mbledhur rreth 139.000 USD."Kënaqësia më e madhe është kur shkon në një park për të cilin ke kontribuar sadopak dhe shikon se si gjallëron jetën e komunitetit dhe të rinjve dhe shikon që papritur komuniteti është bërë menjëherë pjesë e tij, -"tha anëtari i Fondacionit Tony Haëk dhe fitues i i çmimit Grammy, Ben Harper.Fondacioni ka përkrahur ndërtimin e mbi 500 parqeve në Shtetet e Bashkuara dhe është përfshirë gjithashtu për të ndihmuar të rinjtë në Afganistan, Kamboxhia dhe Afrikën e Jugut.Fondacioni do të vazhdojë të mbështesë ndërtimin e parqeve për skejtbord, si brenda ashtu edhe jashtë vendit." shpresoj të ndërtojmë sa më shumë parqe në zonat e paprivilegjuara dhe shpresoj të ketë gjithpërfshirje në këtë iniciativë,- tha Harper.Ankandi "skejtbordi dhe muzika" do të përfundojë në 26 gusht.