Menaxheri i skuadrës Stroke City ngatërron Xherdan Shaqirin me Shakirën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2015, 17:15
Menaxheri i skuadrës së futbollit “Stroke City” Stuart Pearce ka bërë një gafë qesharake duke ngatërruar futbollistin Xherdan Shaqiri me këngëtaren Shakira në edicionin e lajmeve “Sky Sports “.Stuart Pearce ishte i ftuar mëngjesin e së premtes në “Sky Sports News” për të folur mbi ecurinë e fuqishme të ekipit të tij kohët e fundit.Menaxheri i Stroke City mendohet që ishte duke komentuar futbollistin nga Gjilani me nënshtetësi zviceriane Xherdan Shaqiri teksa përmendi me zë të lartë emrin e këngëtares kolumbiane.Incidenti është përcjellur me humor në rrjetet sociale ku shumë përdorues të Twitter-it i kanë uruar Shakirës mirëseardhjen në stadiumin Britannia në Angli.