Pëllumbi kapet duke transportuar kokainë në burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2015, 15:29
Një pëllumb që transportonte kokainë dhe kanabis në një burg në Kosta Rika është kapur nga rojet e burgut.Zogu u pa të ulej në qendër të burgut të sigurisë së mesme La Reforma, në San Rafael de Alajuela.Droga ishte e mbështjellë në qese të vogla dhe ishte futur në një xhep të vogël me zinxhir deri në gjoksin e zogut.Droga përfshinte rreth 14 gramë kokaine dhe të paktën të njëjtën sasi kanabisi të mbështjellë brenda në qesen plastike./oranews.tv/