Sharon Stone, 57 vjeç, pozon nudo për Harper’s Bazaar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2015, 07:40
Sharon Stone është kopertina më e fundit e revistës Harper’s Bazzar.57-vjeçarja e njohur më së shumti për rolin e saj në filmin Basic Instinct, duket e pabesueshme në setin e saj të fotografive nudo bardh-e-zi.Gjatë intervistës, Stone u shpreh dhe se nuk ishte kundra operacioneve plastike për ta bërë veten të duket më e re.Pas një sëmundjeje në vitin 2001, fytyra e aktores mbeti e dëmtuar. Dhe asaj iu deshën 2 vjet për ta marrë veten plotësisht dhe për të qenë e aftë të flaës sërisht pa probleme.Stone, nënë e tre fëmijëve të adoptuar, tha për Harper’s Bazaar: “Tashmë është diçka e zakonshme operacioni plastic. Është si një trajtim bukurie”.
