Emigrantët të dëshpëruar përleshje mes tyre për të kapur trenin e Europës

E përditshmja britanike “Daily Mail” online sjell në vëmëndjen e lexuesve dramën e emigrantëve në Maqedoni që çdo natë e ditë pushtojnë trenat që udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian.Janë me dhjetra e qindra që presin me orë e ditë në binarët e stacioneve hekurudhore në kufi të Maqedonisë, mes papastërtisë, plehrave e dhunës, mbërritjen e trenave që do të mund ti çojnë në një vend të Europës, në kërkim të shpresës për një jetë më mirë.Skena apokaliptike i përshkruan “Daily Mail”, në ish Republikën jugosllave të Maqedonisë ku personat në pritje për tu larguar nga ky vend janë të gatshëm të vrasin dhe njëri-tjetrin.Të armatosur me shkopinj e thika shtyhen dhunshëm për të hipur sa më parë në tren.Kush nuk ja del dot të marrë këtë udhëtim kalon një tjetër natë pritjeje në binarët mbuluar nga pisllëku e plehrat.Gra, fëmijë, burra me mijëra mbushin platformat e stacioneve hekurudhore me shpresën se në trenin e ardhshëm do të mundin të hipin.Shokues është imazhi i një djaloshi të gjakosur me plagë djegieje nga masa elektrike në binarët e stacionit Gevgelija në kufi me Serbinë e mjaft prekëse skena e një emigranti nën një krizë epileptike, ndërsa miqtë përpiqen ta qetësojnë duke i freskuar kokën me ujë."Emigrante në Maqedoni, shkruan “Daily Mail” online, përpiqen të dëshpëruar të largohen nga ky vend për shkak të ligjeve të reja të aplikuara nga Qeveria maqedonase, sipas të cilave kush ndodhet ilegalisht në këtë shtet, ka tre ditë kohë për tu larguar , në rast të kundërt do të arrestohet.Maqedonia është një vend kryesor tranzit i Ballkanit për të gjithë emigrantët që vijnë nga Afrika e Lindja e Mesme duke kaluar përmes Greqisë, Turqisë e Bullgarisë për të mbërritur më pas në vendet më të zhvilluara të Europës.10 9 8 7 6 5 4 3 2 1