Nga heroina e armët, në yllin më të paguar të Hollywood. Ngritja, rënia e rilindja e Robert Downey
Për pjesën më të madhe të dekadës ai ka qenë një ndër yjet më të mëdha të Hollywood.Robert Downey Jr shpenzoi fundin e viteve ’90 dhe fillimin e viteve 2000 i varur nga droga dhe duke fituar 8 cent në orë pasi përgatiste pica në kuzhinën e burgut të Los Anxhelesit.Por duket një rilindje e vërtetë, teksa 50-vjeçari është sot aktori më i mirë paguar për tre vitet e fundit në industrinë amerikane të filmave, me 51 milion paund.Por si e arriti ai këtë ndryshim ekzemplar pasurie? Transformimi në një “superhero” ishte çelësi i suksesit të tij.Revista FORBES, e cila përpiloi listën, tha se Downey ka fituar shuma stratosferike falë rolit të tij në filmat “Iron Man” (Njeriu i Hekurt), që ka ekskluzitivitetin e një prej filmave më të mëdhenj në botë.Që kur mori pjesë në filmin Iron Man, në rolin e një shpikësi miliarder, Tony Stark, që e transformoi veten në një njeri të hekurt, ai është bërë pjesë e katër filmave të tjerë shumë të suksesshëm.Këto ditë kanë treguar një jetë paralele mes vetë aktorit dhe personazhit që ai luan. Ashtu si Stark, Downey jeton në Malibu, në një fermë 10 milion dollarëshe me palestër personale, stallë me 12 kuaj etj. Ai gjithashtu zotëron një apartament 5 milion dollarësh në një lagje të shtrenjtë të Los Anxhelesit.Por luksi nuk përfundon këtu. Ai udhëton me avionë privatë, ka shefat e tij të gatimit, Vetëm disa vite më parë, dukej sikur ai do ta humbte jetën nga abuzimi me substancat narkotike.Aktori kontaktin e parë me drogën e pati në moshën 6 vjeçare kur babai i tij, Robert Downey, një producent filmash narkoman, i dha të provonte kanabisin për herë të parë. Aktori ka thënë se filloi të merrte drogë me babin e tij si një përvojë emocionale lidhjeje.Ai gjithashtu pranon se çdo natë dehej dhe bënte mijëra telefonata në ditë në kërkim të drogës.
