Klasa më e madhe e Zumbas ndodhet në Filipine
Kjo është klasa më e madhe e kërcimit Zumba krijuar nga një vend i vetëm. Dhe pikërisht për këtë, një lagje periferike në Manila të Filipineve ka thyer rekordin botëror, duke hyrë në librin e rekordeve Gines.Zumba e ka zanafillën në Kkolumbi, ku një balerin në vitin 1990 krijoi këtë lloj kërcimi, i cili specifikën e tij e ka pikërisht në miksimin e ushtimeve aerobike me koreografi baleti.Në këtë kërcim masiv morën pjesë 12.975 persona, të veshur me bluza të verdha dhe përformanca u zhvillua për rreth 30 minuta.Sigurisht balerinët e zumbas u udhëhoqën nga dhjetëra instuktorë, të cilët mbajtën turmën të enztuziasmuar dhe të angazhuar deri në fund.Pasi vëzhguan të gjithë performancën, në emër të jurisë së gines, Alan Pixley konfirmoi aritjen e rekordit. Edhe rekordi i mëparshëm u arrti në Filipine, në 2014, në ishullin Cebu me 8232 pjesëmarrës.
/Oranews.tv/