Komediani Cosby ka pranuar dhunën seksuale ndaj grave

Komediani i njohur amerikan Bill Cosby më në fund është dorëzuar.Në një rrëfim të publikuar nga New York Times, Cosby ka pranuar se ka mbajtur drogë me vete për t'ua dhënë femrave, në padijeninë e tyre, me qëllim që pastaj t'i përdhunonte.Në deponimet e tij, të arkivuara në dokumentet procedurale, ai e përshkruan veten person të varur nga seksi për rreth një dekadë .E përditshmja New York Times ka publikuar dëshmitë e komedianit, i cili akuzohet për dhunë seksuale dhe drogim të grave, të dhëna gjatë katër ditëve në 2005 dhe 2006.Ish ylli i programit "Cosby Show" në këto deponime rrëfen me detaje metodat që përdorte për të joshur gratë dhe më pas të gjithë procedurën që ndiqte për përdhunimin e tyre.Në pjesën më të madhe të rasteve, të gjitha femrave me të cilat ai kishte kryer marëdhenie seksule, u kishte dhënë një lloj qetësuesi të fortë me emrin Quaaludes, i cili në vitet 70 përdorej gjerësisht si drogë pasi relakson shumë muskujt.Në artikullin e New York Times janë publikuar me detaje edhe rrëfime të grave të cilat kanë qenë vitkimë e Cosbit.Akuzat e mbi 40 femrave kanë dëmtuar shumë karrierën e 78 vjecarit.19cosby-JP-02-articleLarge/oranews.tv/