Nje ditë para se të vriste 4 marinsat dërgoi sms: Shpall luftë

Një ditë para se të vriste katër ushtarë të marinës amerikane në tenesi, Mohamed Jusuf Abdulaziz u ka dërguar një mesazh një mikut të tij, të titulluar: Shpall luftë. Mesazhi është një pjesë e shkëputur nga librat fetarë, i cili thotë : "Kushdo që bëhet armik i mikut tim, unë i shpall luftë."Ky është mesazhi i plotë i publikuar nga mediat e huaja, në të cilin , Abdulaziz shprehet kundër konflikteve të armatosura në Lindjen e MesmeMiku i tij , i cili kërkoi të mbetet anonim, thotë se shpesh në bisedat e tyre Abduazliz ka shprehur të gjithë zemërimin e tij për luftrat në Siri dhe Gaza, pas kthimit nga një udhëtim në Jordani vitin e kaluar.Policia ende nuk ka zbuluar shkaqet që çuan të riun në vrasjen e katër marinsave amerikanë, në dy sulme në qendrat e rezervistëve në Katanuga në Tenesi.Kurse familja e tij përpos tronditjes , shprehet se djali i tyre ka vuajtur historikisht nga depresioni.Personi që kreu këtë krim makabër nuk është djali që ne njohim dhe kemi rritur.Për shumë vite djali ynë ka vuajtur nga depresioni, por akti i tij na ka fyer përtej besimit, pasi dhimbjen e tij e shprehu me akte dhune dhe vrasje, shprehen ata në një deklaratë.Abdulaziz u vra nga policia amerikane pak minuta larg vendit ku kreu krimin e rëndë./Oranews.tv/