Ligji për arsimin e lartë, Tafaj: Rrit tarifat, kredia studentore jo transparente

Ish ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i ftuar në Ora e Intervistës, deklaroi  se ligji i ri për arsimin e larte, rrit tarifat e studenteve.Myqerem Tafaj:  Pjesa e financës, e financimit të arsimit të lartë nga tarifat e studentëve është aktualisht në universitetet publike mjaft e larë.Tafaj thotë se qeveria me ndryshimet në ligjin e ri, nuk është transparente mbi kreditë  studentore.Myqerem Tafaj:  Ne pyetëm si do të jenë kushtet, sa do të jetë interesi, kur do ta kthejnë? Asgjë! I shkruajtëm edhe ministrisë së Financave si Komision Edukimi dhe Ministria e Financave nuk na u përgjigj për këtë çështje. Pra kredia fillon vitin tjetër. Sapo të fillojë kredia universitetet publike do të kërkojnë me patjetër rritje të tarifave. Pse? Sepse nuk kanë buxhet.Për ish- ministrin e Arsimit, shihet si e pamundur kthimi i universiteteve publike në  të pavarura.Myqerem Tafaj: Pjesa tjetër që është buxheti i shtetit me projeksione dhe parashikime që ka plani afatmesëm i qeverisë shqiptare tani nuk shënon ndonjë rritje të buxhetit që do shkojë për arsimin e lartë.