Trafik i rënduar në Lezhë- Milot, fluks pushuesish drejt Shëngjinit
Një fluks i madh i pushuesve është vënë re drejt plazhit të Shëngjinit dhe Tales në Lezhë duke shkaktuar trafik në orët e para të ditës së sotme në superstradën Lezhë- Milot.Kryesisht automjetet vijnë nga Kosova përgjatë rruges së Kombit, dhe në disa raste pati edhe bllokim të qarkullimit sidomos në kryqëzimet e plazheve të Tales dhe Shëngjinit.Përgjatë gjithë segmentit kishte përqëndrim të rrugorëve për të patur rrjedhshmeri të trafikut.Përgjatë gjithë aksit rrugor nga Miloti e deri në Shëngjin janë vendosur 15 patrulla të policisë rrugore.Fluks mjetesh pati edhe në kryqëzimin e plazhit të Tales. Te shumtë ishin pushuesit që zgjodhen bregdetin në këtë zonë për pushimet e tyre.Ky fluks mjetesh do të shoqëroje këto akse rrugore gjatë gjithë veres, ndërsa gjtë orëve të pasditës pritet që të kemi sërish një trafik të rënduar.Drejtuesit e mjetëve këshillohen që në fundjavë të shmanget lëvizja nga zonat turistike prej ores 17:00 deri në orën 20:00, pasi për policine rrugore ky do të jetë fluksi gjatë kësaj vere në zonat turistike të Lezhës.Ndërkohë që flitet dhe për një aksident të ndodhur pa pasoja për jetën.Tre mjete u përplasën në vendin e njohur si Ura e Milotit, dhe mësohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.[caption id="attachment_548828" align="alignnone" width="640"]
(Ne foto: Trafiku ne Lezhe)[/caption]/Oranews.tv/