Gjykata dënon 218 persona për vjedhje energjie
Rikthehen paditë për vjedhje të energjise. Me qindra padi janë referuar nga policia në dyert e prokurorisë së Tiranës.Janë subjekte private dhe familjarë të cilët edhe pse janë proceduar më parë penalisht , kanë konsumuar për herë të dytë veprën penale të vjedhjes.Rilidhjet e energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme sipas prokurorëve, vjen për shkak të pamundësive për të paguar faturat e kripura të papaguara ndër vite.Ora News referuar statistikave të kësaj gjykate, zbulon masat e dënimit që janë dhënë nga gjykata për autorët e veprës penale të vjedhjes së energjisë elektrike.Gjykata e Tiranes ka dënuar për vjedhje energjie mbi 218 persona. 7 prej tyre me nga 1 vit burg.141 janë dënuar deri në 6 muaj burg , ndërsa 86 deri ne 2 muaj burgim. Për 5 të pandehur gjykata ka pushuar çështjen, ndërsa prokurorët kane ankimuar 145 vendime në shkallët e tjera të gjyqësorit/Oranews.tv/