Shkodër, po prisnin në stacion, vdes Gjyshja por shpëtoi nipin nga përplasja e makinës

1 e vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodres, pranë urës së "Bahçallekut", pjesë e segmentit rrugor Shkoder - Tiranë.Ka qenë përplasja mes 2 mjeteve, pikërisht asaj me targe AA 461 GA me drejtues shtetasin K.P., banues në Tiranë, me mjetin me targe AA 685 AN me drejtues shtetasin Rr.Sh., banues në Shkodër që solli këtë bilanc të rëndë.Si pasojë e kësaj përplasje  këmbesorja 76 vjecare me inicialet H.M nga Shkodra ka gjetur vdekjen në spitalin e Shkodrës ndërsa janë dëmtuar edhe një fëmijë 7 vjecar me inicialet E. M dhe 30 vjecari me inicialet E.B nga Shkodra të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Nga sa mësohet ka qenë parakalimi i automjeti me targë AA 461 GA  i cili po udhëtone në drejtim të Bushatit, i cili ka humbur kontrollin  dhe është përplasur me mjetin me targë AA 685 AN.Përplasja e 2 mjeteve ka qënë e fortë duke bërë që të zvarriteshin disa metra dhe duke goditur 3 personat që ishin në anë të rrugës në pritje të urbanit.Gjyshja do shpëtonte nipinSipas burimeve policore dhe dëshmitarëve në vendngjarje, mësohet se 76 vjecarja ka tentuar të shpëtojë nipin e saj 7 vjeçar duke e marrë në mbrojtje kur edhe është përplasur nga automjeti.76 vjecarja ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës duke mos i shpëtuar plagëve të marra.Ndërsa policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të këtij aksidenti, si dhe është bërë shoqërimi në komisariat i dy drejtuesve të mjeteve.[caption id="attachment_548901" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Makina e cila aksidentoi personat qe po prisnin ne stacion Ne foto: Makina e cila aksidentoi personat qe po prisnin ne stacion[/caption][caption id="attachment_548907" align="alignnone" width="640"]2 Ne foto: Makina e cila aksidentoi personat qe po prisnin ne stacion[/caption][caption id="attachment_548908" align="alignnone" width="640"]1 Ne foto: Makina e cila aksidentoi personat qe po prisnin ne stacion[/caption]/vijon/