Mbeturinat e Tiranës përmes lumit Ishëm shkatërruan plazhin e Likmetaj

Dikur i frekuentuar së tepërmi nga pushues që vinin më së shumti nga Tirana, Durrësi Kruja, sot plazhi i Limetajt është i shkretë për shkak të ndotjes së jashtëzakonshme.Ora News sjell pamjet që nuk kanë nevojë për koment për të përshkruar gjendjen e mjerueshme, të plazhit.Ndotja e lartë kryesisht ka ardhur nga lumi Ishëm i Tiranës që sjell me vete mbetje të pafundme që më pas përhapen në të gjithë sipërfaqen e plazhit duke larguar kështu edhe pushuesit më besnikë nga plazhi i Likmetajt i cili ndodhet ne skajin me verior te rrethit te Durresit.Banorët: Lumi Ishëm që vjen nga Tirana sjell mbeturinat e qytetit të Tiranës, Fushë Krujës, dhe të zonave. Fatkeqësia e kësaj zone është derdhja e lumit Ishëm I cili u devijua padrejtësisht në 1994.Ndotja e akumuluar prej më shumë së 10 vitesh ka shkatërruar terezisht plazhin, duke e kthyer zonën në një plagë mjedisore. Bashke me mbetjet urbane lumi sjell me vete edhe mbetje kimike të cilat kanë shfarosur e ndotur të gjitha qëniet e gjalla jo vetëm të lumit por edhe të një sipërfaqe të madhe të detit rreth zones ku derdhet lumi.[caption id="attachment_548939" align="alignnone" width="640"]plazhi likmetaj1 Ne foto: Gjendja e plazhit Likmetaj ne Fushe Kruje[/caption][caption id="attachment_548938" align="alignnone" width="640"]likmetaj2 Ne foto: Gjendja e plazhit Likmetaj ne Fushe Kruje[/caption][caption id="attachment_548937" align="alignnone" width="640"]likmetaj3 Ne foto: Gjendja e plazhit Likmetaj ne Fushe Kruje[/caption][caption id="attachment_548936" align="alignnone" width="640"]likmetaj4 Ne foto: Gjendja e plazhit Likmetaj ne Fushe Kruje[/caption][caption id="attachment_548935" align="alignnone" width="640"]likmetaj5 Ne foto: Gjendja e plazhit Likmetaj ne Fushe Kruje[/caption]/Oranews.tv/