Korriku do të na shfaqë dy herë “Hënën Blu”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2015, 09:26
Dy hëna të plota në vetëm një muaj. Ngjarja, e cila nuk përsëritet që nga gushti i vitit 2012, është quajtur “Hëna blu” apo “Blue Moon” dhe do të ndodhë më 2 dhe 31 korrik. “Ky është një fenomen i lidhur ekskluzivisht me kalendarin dhe jo të fizikës”, shpjegon Paolo Volpini. Cikli hënor zgjat 29.5 ditë, dhe pastaj mund të ndodhë ndonjëherë që nëse keni një hënë të plotë me 1 ose 2 të muajit, atëherë do të keni dhe një tjetër në fund.” Për të parë hënën tjetër të ardhshme blu duhet të presim deri në janar të vitit 2018.