KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve, Luzi: Saga e Kurbinit duhet të marrë fund

Ka marrë fund më votimin kundër të shumicës së anëtërave të KQZ edhe odiseja e zgjedhjeve në Kurbin. Me një votim 4 kundër dhe 3 pro, komisIoni rërzoi kërkesën e PD për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në këtë bashki.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë fund sagës edhe për bashkinë e Kurbinit, duke votuar me 4 vota kundër dhe tre pro kërkesës së PD për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në këtë bashki.Lefterije Luzi: “Të githa këto elementë nuk i bëjnë absolutisht të pavlefshme zgjedhjet në qëndrën e votimit KZAZ 15. Duam të gjejmë probleme, probleme ka kudo. Këto probleme nuk çojnë në pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qëndër votimi”.Sipas demokratëve proçesi zgjedhor në Kurbin është realizuar vetëm me përfaqësues së njërës palë, duke u shoqëruar kjo sipas tyre edhe me vendimmarrjen e paligjshme nga ana e KQZ.Ivi Kaso:"Kryetari që ju emëruat në krah të kandidatit në këto zgjedhje, me foton e kandidatit pas, në takimin elektoral me kandidatin nga mbrapa, me sloganin për këto zgjedhje. Ky zotëri ka bërë fushatë të hapur, bënte deri ditën që ju e emëruat kryetar të KZAZ, bënte fushatë të hapur për njërin nga kandidatët, kandidatin e vetëm në garë. Dhe ky zotëria shkoi të administron te një proçes zgjedhor në mënyrë të paanshëm”.Por mesa duket vendimi i KQZ nuk do e ndalë PD në betejën e saj për Kurbinin, pasi demokratët kanë depozituar në Prokurori një kallëzim penal të shoqëruar me dosjen e plotë që sipas tyre fakton shkeljet e ndodhura gjatë proçesit të zgjedhjeve.Madje që në krye të herës, përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, paralajmëruar se nëse KQZ nuk i shpallte zgjedhjet e pavlefshme, do të ishte gjykata administrative ajo që do të shqyrtonte ankimimin.