Kriza greke, partitë politike thirrje qytetarëve për të votuar të dielën

Greqia do të përfshihet sot nga mitingjet e partive politike dy ditë para referendumit për paketën ndërkombëtare të ndihmës.Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka porositur grekët që të votojnë kundër masave të kursimit, edhe pse liderët e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se vota "jo" mund të çojë në daljen e Greqisë nga Eurozona. Ndërkohë opozita ka nisur një fushatë duke u apeluar grekëve të votojnë pro për të mbajtur vendin në zonën euro.Një natë më parë rreth 5 000 protestues ju bashkuan protestës së thirrur nga partia komuniste greke, në sheshin e famshmë Sintagma përpara parlamentit. lideri i partisë komunsite Dimitris Koutsoumbas tha se pavarësisht rezultatit të referendumit, pasojat do t’i vuajë populli grek."Të hënën qeveria ose do të nëshkruajë një tjetër marrëveshje brutale, ose do të nisë dalja jonë nga eruo. Cilado të ndodhë, vetëm populli do të vuajë. Prandaj propozimi I Syrizas që në fillim ishte fundi për qytetarët,” i tha ai turmës.Ndërkohë të enjten në mbrëmje kryeministri grek Tsipras u tha grekëve se mbyllja e bankave, nuk do të zgjasë për shumë kohë, duke u shprehur se shpresonte në një marrëveshje të re me kreditorët vetëm 48 orë pas referendumit. Ai tha se skenat përpara bankomatëve dhe bankave, ku qindra njerëz rrinë në radhë për të tërhequr para ishin të turpshme, dhe fajësoi partnerët eruopianë që ndërpreu fondet e ndihmës."Nëse fiton vota pro, bankat do të happen me një marrëvshje që nuk do të jetë e drejtë, por nëse ky ëhstë vendimi I popullit grek, I marrë nga frika po nga presioni, ne do ta respektojmë. Nëse fiton vota JO dhe nëse do jetë një Jo e fuqishme, ju siguroj se ditën tjetër do të udhëtoj në bruksel dhe do të fimosë një marrëveshje të re, ka dekalruar tsipras për televizionin grek Antena.Por kreu i eruozonës Jeroen Dijsselbuem paralajmëroi se nëse votohet Kundër masave atëherë pozitat e greqisë ne negociata nuk do të forcohen dhe marrëdhëniet mes Europës dhe Athinës do të jenë në një pozicion mjaft të vështirë.