Gjiknuri merr garancinë nga BE për interkonjeksionin me Maqedoninë
Ndërtimi i linjës elektrike të interkonjeksionit 400 kilovolt mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të financohet nga Bashkimi Europian. Parashikohet që punimet për ndërtimin e kësaj linje të fillojnë vitin e ardhshëm kur përfundon linja e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës.Konfirmimi ka ardhur nga Vjena në takimin e ministrave të energjisë së Rajonit, ku ishte I pranishëm edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë dhe Zgjerimin Johannes Hahn.Ministri Damian Gjiknuri deklaroi në takim se "Bashkimi Evropian mund të jetë mbështetës për vende si ne, janë projektet e infrastrukturës energjitike ato që mund të bëhen prioritare dhe të shkojnë në rrugën e realizimit".Ai kërkoi mbështetje për projektin e rëndësishëm të degëzimit të gazsjellësit Trans Adriatik TAP me gazsjellësin Jonian-Adriatik IAP. Sipas ministrit shqiptar të energjisë, ky investim i shërben diversifikimit të burimeve për një pjesë të vendeve të Ballkanit.Ndërkaq Komisioneri Hahn vlerësoi se energjia tanimë është një çështje jo vetëm e politikës së fqinjësisë së mirë por edhe asaj të zgjerimit. Sipas tij, siguria energjitike është një sfidë për të gjithë evropën ndaj përpjekjet për diversifikimin e burimeve duhet të jenë të përbashkëta.Ai bëri thirrje për përmirësimin e lidhjeve të interkonjeksionit ndërsa nënvizoi se Samiti i Vienës do të jetë një mundësi e mirë për të prezantuar disa projekte me interes për të gjitha vendet e rajonit.Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit u dakordësuan për miratimin e një deklarate të përbashkët që i paraprin Samitit të Kryeministrave që do të mbahet më 27 Gusht në Vienë.Ministria e Energjise deklaron se po kryhet studimi i fizibilitetin per linjen e interkonjeksionit Shqiperi -Maqendoni ku dhe do te bazohen lloagrite per shumen e investimit dhe kapacitetet ndertuese.