OSHEE u ndërpret energjinë debitorëve në Velipojë

Të paktën 450 debitorë do ndëshkohen nga OSHEE në zonën turistike të Velipojës. Janë familjarë por edhe biznesë që janë evidentuar borxhlinj ndaj Operatorit të Shpërndarjes, i cili ka nisur aksionin në vijën bregdetare.Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka zbarkuar në pikën turistike të Velipojës në aksionin për ndërprerjen e energjisë ndaj debitorëve. Janë rreth 450 debitorë nga 900 abonent të cilëve do u ndërpritet energjia elektrike dhe ky aksion sipas drejtorit të OSHEE shkodër Gazpër Volaj ka si qëllim përmirësimin e kushteve të shpërndarjes së energjisë.I pyetur nëse ky aksion dëmton sezonin turistik, drejtori Volaj thotë se në realitet ndodh e kundërta pasi të gjithë duhet të shlyejmë detyrimet që kemi. Aksioni i nisur në Velipojë do shtrihet në gjithë territorin e Shkodrës. Sipas drejtuesve të OSHEE nuk do të ketë ndërperje të aksionit deri në stakimin e gjithë debitorëve nga rrjeti.