Basha: 2 korriku ditë për reflektim; Rama: Të ka vajt mendja të hidhesh përtej gardhit

Dita për të reflektuar dhe kremtuar.Me këtë apel i është drejtuar qytetarëve shefi i opozitës me për 25 vjetorin e shpërthimit të Ambasadave.Sipas Bashës, situata aktuale e vendit është e ngjashme me atë të viteve ’90, kur rinia shqiptare, burrat e gratë guximtarë shemben murin e izolimit dhe u hodhen në oborrin e selive të huaja duke zgjedhur lirinë në vend të diktaturës.Basha: “Falë kurajos dhe guximit të tyre që u ngritën dhe qëndruan të parët kundër diktaturës dhe izolimit, Shqipëria nisi rrugën pa kthim drejt Europës. Hapa të rëndësishëm u hodhën në këtë rrugë, duke sjellë lëvizjen e lirë, anëtarësimin në NATO, marrjen e statusit të vendit kandidat.Në vënd të kremtimeve, ky 25 vjetor na bën sot të reflektojmë si asnjëhere tjetër për vendin dhe shoqërinë tonë. Me zgjedhjet e 21 qershorit, vota e lirë, themeli i demokracise është dëmtuar rëndë, kriza ekonomike ka pllakosur vendin, mjerimi është ulur këmbëkryq në mijëra familje shqiptare, eksodi është rikthyer i dhimbshëm sa atëherë.25 vjet më parë, bashkëqytetarët tanë refuzuan me forcë propagandën e regjimit që fliste për arritje spektakolare, ndërkohë që vendin e kishte mbërthyer zija e bukës. Sot, 25 vjet më pas, shqiptarët po e braktisin vendin duke ikur drejt Europës nga dëshpërimi, papunësia, nga korrupsioni, nga pasiguria dhe nga mjerimi ekonomik”.Basha nënvizon se shqiptarët 25 vjet më parë provuan se askush nuk mund të na mposhtë, askush nuk mund të na vrasë shpresën, të na fundosë lirinë dhe dinjitetin.Ai ndan bindjen se sërish shqiptarët do ta dëshmojnë se kemi të njëjtën kurajo për të refuzuar varfërine, kriminelët dhe korrupsionin, këtë sistem që e mban në këmbë blerja e votave.Mesazhi i Bashës ka marrë menjëherë ironinë e kryeministrit Rama, ku shprehet:Rama: “Duke lexuar perkujtimin e LB per hedhjen e njerezve pertej gardheve te ambasadave m'u duk sikur i ka vajtur mendja te beje te njejten gje:-)”.E menjëhershme ka qene kunderpergjigjia e Bashes:2