Rama: Me ligjin e ri do kemi universitete publike të pavarura dhe jo fitimprurëse
Shqipëria ka numrin më të madh të juristëve për metër katror në Europë. Kryeministri Edi Rama tha ë takimin me ministerialin e Ballkanit se kjo situatë është krijuar se shkollat private u kthyen në fabrika diplomash.Edi Rama: “Ne në Shqipëri kemi numrin më të madh të doktorëve të shkencave dhe masterave sepse diplomat kanë qenë në shitje dhe nga përvoja ime ke taksistë me juridik. Universitetet u kthyen në fabrika diplomash, dhe kjo bëri që ne të kemi numrin më të madh të juristëve për metër katror të juristëve në Europë”.Rama tha se kthimi i universiteteve në universitete publike të pavarura, shtetërorët nuk jamë më të privilegjuar në raport me privatët. Përgjegjësia dhe autonomia është e njëjtë.Edi Rama: “Universiteti publik është parë gjithnjë më i privilegjuar ndërsa privati më i pakëndshëm. Kjo e ka bërë publikun më të korruptuar dhe më dembel. Ajo që bëjmë me ligjin e ri është krijimi i universiteteve publike të pavarura, dhe heqja e universiteteve fitim-prurëse”Shefi i qeverisë tha se shtetet nuk ja dalin dot vetëm dhe aq më tepër në këtë sektor të rëndësishëm duke kërkuar mbështetje dhe fonde nga BE-ja që sipas tij lënë vënd për të dëshiruar