Projekti “Floodis”për parandalimin e përmbytjeve, testimi do të nisë nga Shkodra
Shqipëria do të ketë një qasje të re për t’i paraprirë rrezikut të përmbytjeve.Nga Shkodra, qarku i cili në vitet e fundit ka njohur përmbytjet më të mëdha në Shqipëri dhe ku situata është komplekse do të testohet sistemi i ri “Floodis”, pjesë e projektit të bashkimit Europian me zyrën e UNESCO, Kryqin e Kuq dhe Emergjencat Civile.Seminari i organizuar në kryeqendrën e veriut mblodhi sëbashku këto aktorë që janë pjesë e ekipeve të menaxhimit të fatkeqësive natyrore.Përmes sistemit “Floodis” ofrohet një platformë e centralizuar dhe gjithëpërfshirëse për grumbullimin, ruajtjen dhe zhvillimin e informacionit rreth rasteve emergjente nga burime të ndryshme, duke përfshirë edhe të dhënat e krijuara nga përdoruesi dhe analizat në rrjete sociale.Claudio Rossi: “Projekti “Floodis” ka të bëjë me një menaxhim të avancuar të përmbytjeve. Ky sistem do të lejojë përfshirjen e qytetarëve dhe krijimin e instrumentave për ta menaxhuar në mënyrë më efikase përmbytjet, duke shpëtguar edhe jetë njerëzish. Ky projekt është funksional në të gjithë Europën”.Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile pranon se vendi ynë ka sfida komplekse në këtë drejtim, por testimi i këtij sistemi hap një kapitull të ri përballë këtyre situatave.Shemsi Prençi: “Do të rekrutohen informues ose vëzhgues të terrenit për të njoftuar në kohë se cili është kërcënimi për qytetarët sipas rajoneve përkatëse, cili është itensiteti i kërcënimit të përmbytjes me qëllim që të shpërndahet në kohë informacioni për popullatën”.Testimi në terren analizon aftësinë kryesore të sistemit “Floodis” për të marrë informacion real rreth situatës duke u ofruar informacion të përditësuar lokal qendrave të menaxhimit të fatkeqësive natyrore, agjencive të mbrojtjes civile, njësive të reagimit ndaj emergjencave dhe qytetarëve që mund të preken.UNESCO është përgjegjës për vendosjen e lidhjeve për projektin në fjalë me Komitetin e Përdoruesve të ngritur në Shqipëri, për t’u njohur me kërkesat e tij dhe për të lehtësuar mekanizmat e testimit përpara dhe pas demonstrimit, nëpërmjet simulimit të përmbytjeve historike të regjistruara në Shkodër në vitin 2010.