Justin Bieber i këndon Selena Gomezit me “Where Are U Now”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2015, 08:33
Dhe drama Jelena vazhdon. Justin Bieber lancoi videoklipin e tij për këngën “Where Are U Now”, më 29 qershor, dhe ndërsa disa fansa janë fokusuar tek kërcimi i tij seksi, vëmendja jonë ka qenë tek mesazhet që dalin në ekran.Në një nga mesazhet lexonte: “WHERE R NOW, Selena”.Gjatë një pjese të kësaj videoje, Justin Bieber, 21 vjec, duket se konfirmon se marrëdhëniet e tij me Selena Gomez, 22 vjec, kanë mbaruar për mirë, por në një pikë tjetër, ai duket se ka i ka bërë thirrje ishes së tij teksa i këndon “Kam nevojë për ty”.Videoklipi i tij të lë shumë dyshime por asgjë nuk është e konfirmuar deri më tashi.
/oranews.tv/