“Të luash me vdekjen”, Ja çifti që sfidon rrezikun e 850 metrave lartësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2015, 17:50
Ndërsa disa njerëzve u pëlqen të rrezikojnë, ky çift e çon konceptin e rrezikut në një nivel krejt tjetër.Leonardo Pereira, 23 vjeç, dhe e dashura e tij Victoria Nader, 18, nuk ndjejnë asnjë lloj frike teksa varen në shkëmbinjtë 850 metra nga toka në vendin e quajtur Pedra de Gavea në një seri fotosh frymëmarrëse.Vetëm forca dhe trimëria e tyre e mban këtë dyshe gjallë në këto performanca spektakolare në Rio de Zhaneiro. Ata përkulen, kapen, varen dhe rrezikojnë jetët e tyre me Leonardon që është vetëm me pantallona të shkurtra dhe Victoria me bikini.“E di që njerëzit mendojnë se jemi të çmendur, por na bën të ndihemi gjallë,” thotë Leonardo.“Është me të vërtetë shumë lart dhe varem vetëm me një krah. Kam besim te vetja që nuk bie”.
