MAD Take1 - Tapeti i Kuq plot buzëqeshje

Të jesh pjesë e një eventi të organizuar nga MAD Albania nuk është e thjeshtë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ditëlindjen tonë. Ne u siguruam që të kishim prezentë personazhet më “in” të momentit por jo vetëm. Këta personazhe janë frymëzim për shumë prej jush dhe ata janë pjesë e jetës se showbiz-it me muzikën e tyre apo me personalitetin e veçantë. Pyetjes “Si të vishemi në Tapet të Kuq” shumë njerëz i kanë dhënë përgjigje por tapeti i kuq i MAD ka të tjera standarte. Le t’i hedhim një sy së bashku veshjeve të Vip-ave që parakaluan në tapetin e kuq të super eventit MAD Take1 - The Party, powered by Vodafone.take1Kida u kujdes të kishte një imazh sa më të pastër pa ndërlikime të shumta. Mesa duket ishte zgjedhje me mend pasi ky imazh bëri një kontrast pozitiv me këngët që ajo performoi duke e ngritur peshë skenën e Folie Terrace. Ajo u shoqërua nga Mozzik dhe menaxheri i saj.Xhesika Polo dhe Alex mund të jenë ata që më së miri personifikojnë kuptimin e fjalës “Mad”. Të jesh “i çmendur” sipas nesh do të thotë të mos injektohesh nga realiteti dhe të bërtasësh atë që ke në mendje dhe në zemër. Ky çift simpatik artistësh e bëjnë më së miri këtë gjë.Enca dihet tashmë që nuk është nga ato vajza që kalon pa u vënë re dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ajo preferoi të vishte këto ngjyra të cilat me siguri kanë qenë të këshilluara nga specialisti që bukuroshja ka në krah. Niko Komani nuk mbetet pas kur bëhët fjalë për të shprehur vetveten dhe të qenurit Mad.take2Fatma dhe Alban Ramosaj nuk qëndronin dot duke pozuar normalisht në tapetin e kuq dhe doli një foto e tillë. Albani pati një dobësi të veçantë për prezantuesen simpatike gjatë gjithë mbrëmjes por Fatma duket se ja ka thënë troç edhe me këtë tatuazh që ka në krah: “My first love is MAD”.Claydee gjithashtu është nga ata që kur e sheh të jep përshtypjen e një djaloshi të përmbajtur por nuk është kjo ajo që thonë këngët e tij.Ardit Çuni i veshur bardh e zi në një formë futuristike u shoqërua nga Myfarete Laze dhe miqtë e tyre.take3Ja edhe fituesi i The Voice, Aslajdo i cili u duk vërtet bukur në tapetin e kuq.Eneida Tarifa tashmë ka një imazh më të pjekur sesa ai i kohës përpara se të bëhej mami. Prezantuesja e njohur shkëlqeu dhe u duk vërtet këndshëm me këtë fustan duke i treguar të gjitha nënave të reja se me pak vullnet arrihet edhe një trup i tillë.E bukura Era Istrefi i mahniti të gjithë dje me performancën e saj. Ajo parakaloi në tapet të kuq e veshur me kete fustan të shkurtër për t’u shndërruar më pas në një sirenë të vërtetë.take4Ledri Vula duket se ka një dobësi për nuancat bardh e zi dhe i përdor ato gjithnjë në formën e duhur. Kjo bluzë e gjatë që ai veshi është nga ato që kur ja sheh dikujt të panjohur në trup thua: “Seriozisht e ka ky?” Por kur e vesh Ledri merr kuptim tjetër.Butrint Imeri si gjithnjë me buzëqeshjen e stampuar në fytyrë i tregoi të gjithëve se nuk është e nevojshme të veshësh kostume firmato për t’u dukur bukur në tapetin e kuq.Suada Daci e veshur komplet në të zeza e bëri bukur kontrastin kuq e zi në lidhje me tapetin e kuq. Kjo ishte një surprizë që Suada bëri për Fatmën.take5Balerina e talentuar Lori Bala dhe i dashuri i saj i zemrës DJ Olti u shfaqën të buzëqeshur dhe gati për të festuar.Gjiko u gjend së bashku me Swag-un e tij që e shoqëron kudo dhe këtë vajzë simpatike që ka në krah.Dojna Mema dhe Ami u shfaqën vërtet të këndshme me ngjyra verore të cilat i shkojnë mjaft mirë personalitetit të tyre me shumë ngjyra.take6Estela Ujka është tashmë bjondina simpatike e cila na informon me trendet më të reja të veshjeve gjatë gjithë kohës jo vetëm në Instagram por edhe në tapet të kuq.Aldo Bardhi u kombinua më së miri me të dashurën e zemrës.Ja edhe Vilma Masha në super formë.take7Viola Spiro na verboi me flokët e florinjta dhe ngjyrat e bukura që zgjodhi për fustanin e saj.Këngatarja simpatike Inna u duk si një perëndeshë me të pasme jashtë. Bukuroshja nuk mund të rrintë pa bërë diferencën dhe mund të themi se ja arriti me plot gojën.Jeta Faqolli u kujdes në detaj për veshjen e saj dhe nuk nguroi të pozonte për fotografin tonë.take8Bjordi Mezini i veshur casual dhe me mimikat që e shoqërojnë kudo.Grupi Burn si gjithnjë me të zeza gati për shpërthim.Irena Kita dukej tamam si një princeshë edhe pse me pantallona. Klasi lind, nuk bëhet me zor.take9Alessio Alia super fit me partneren e tij.Isida Dhe Adela edhe kur janë në tapet të kuq duken sikur po bëhen gati të kërcejnë.Adrola Dushi and Co u shfaqën njëri më i bukur se tjetri.take10Renato Mekolli me buzëqeshjen tipike gati për të festuar.Febi, solisti i Revolt Klan së bashku me të dashurën e tij.Seven Saraçi i veshur i gjithi në të zeza është nga ata djem që kur kalon i kthen disa koka dhe jo vetëm prej talentit të tij në muzikë.take11Dj Sardi gjithashtu bardh e zi gati për t’i vënë flakën festës.Soni K Elson mori edhe modelet e tij dhe na zbukuroi tapetin e kuq.Ja edhe thumbueset Fatma dhe Aulona me partnerët përkatës.take12Bojken Lako dhe Semi Jaupaj.Grupi i aktorëve të “E Diell”Ervin Kurti, Fatma dhe Nensi.Marrë nga: Mad.al