Pushohet nga puna, kërkoi të rifuste ilegalisht të dashurin shqiptar në Britani
Një punonjëse në qendrën kryesore të emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar u përpoq të fuste përsëri në vend të dashurin e saj shqiptar të dëbuar, nëpërmjet bagazhit të makinës së saj.Zyrtarja e sigurisë Kelly Henderson, 39 vjeç, pati një lidhje me Fatos Demirnelin gjatë qëndrimit të tij në kampin e refugjatëve në Harmondsworth në Perëndim të Londrës.Kur shqiptari Demirneli, u dëbua nga Anglia, Henderson, nëna e një djali premtoi se do ta sillte atë mbrapsht nga Franca në Angli.Në gushtin e vitit të kaluar, ajo udhëtoi në Francë dhe u përpoq ta rifuste ileglisht Demirnelin në Mbretërinë e Bashkuar duke e fshehur atë në bagazhin e makinën së saj Nissan Micra.Por zyrtarët e emigracionit në hyrje të tunelit Channel që lidh Francën me Anglinë, kontrolluan makinën gjetën shqiptarin e fshehur , si dhe një sasi amfetaminë.“Më pas policia bastisi shtëpinë e Henderson në zonën e quajtur West Drayton, dhe gjetën ekstazi”, njoftoi prokuroi Jim Harvey .Henderson u shkarkua nga puna e saj në qendrën e emigracionit të Grupit GEO, dhe pranoi fajet e saj. Por pavarëisht këtyre krimeve ajo arriti t’i shtëponte burgut kur gjyqtari tha se “ajo ishte sjellë në mënyrë të gabuar, por të kuptueshme”.Më pas Henderson tha se ajo ndihej me të vërtetë keq për çfarë kishte ndodhur por gjithashtu tha se ishte akoma e dashuruar me shqiptarin Fatos Demirneli dhe se shpresonte që i dashuri i saj të kthehej e të jetonte legalisht në Angli me të.“E kuptova gabimin. E kuptoj që nuk ishte mënyra e duhur për ta zgjidhur këtë çështje. Më parë jetoja vetëm me vajzën time Amy-n, por më pas takova Fatosin në qendrën e tij të paraburgimit. Ai më qeshi dhe më dha numrin e tij. Mbase ishte gabim që i shkruaja sepse humba punën që doja. Folëm për 3-4 javë e më pas atë e çuan në Francë. Nuk doja ti thoja mirupafshim prandaj ndodhi kjo që ndodhi”, tha Henderson.[caption id="attachment_537865" align="alignnone" width="306"]
Ne foto: Kelly Henderson[/caption] 