Sërfisti britanik përshkruan 15 sekondat më të vështira të jetës mbi dallgën 9 metra të lartë

Këto foto tregojnë momentin e pabesueshëm kur sërfisti britanik, Tom Lowe, 32 vjeç i bëri ballë një dallge gjigande në Meksikë.Bëri hedhjen e jetës së tij, siç e quan ai, por e përshkruan si “një ferr i vërtetë” momentin kur u hodh nga sërfi në ujë.Zhytja e Tom konsiderohet si një nga më të bukurat e kapura me kamera. Ai shpëtoi vetëm me disa prerje të vogla dhe gërvishtje në ato që i konsideron si 15 sekondat më të vështira të jetës së tij.Ai tha: “Padyshim ishte rënia e lirë më e gjatë që kisha bërë ndonjëherë. Plani nuk ishte që të bija, nëse do e kisha përshkuar dallgën me sërf atëherë kjo do të ishte fantastike. Nuk stërvitem që të hidhem, por ndonjëherë nëna-natyrë të detyron të bësh gjëra që nuk mund t’i kontrollosh”.Tom do të marrë një çmim për këtë hedhje.29FF4E1B00000578-3142082-image-m-33_143548461275729FF506300000578-3142082-image-a-37_143548468325729FF4F0700000578-3142082-image-m-36_143548467242129FF4FD000000578-3142082-image-a-39_1435484693920   2A0D4D9200000578-3142082-image-m-22_1435484447195