Jessie J probleme me operacionin e "mistershëm", anulon të gjitha koncertet

Këngëtarja Jessie J i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale , arsyen e vërtetë e së cilës nuk dihet ende.Vetë këngëtarja e ka bërë publik lajmin për operacionin e saj me anë të një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”, por nuk ka preferuar të japë detaje apo arsye lidhur me të.“Kjo është diçka personale dhe unë e di që ju do ta respektoni atë” – ka thënë këngëtarja.Nëpërmjet postimit, këngëtarja ka dashur të justifikojë mungesat e saj në skenë për të gjithë fansat, pasi për shkak të shëndetit të saj i cili është përkeqësuar pas operacionit e ka të pamundur të vazhdojë turneun.“Unë dua thjeshtë t’ju tregoj fansave të mi arsyen e mungesës time për disa kohë, dhe ndihem me të vërtet keq për ta , por pres t’ju shoh të gjithëve në të ardhmen. Jam vërtet e zhgënjyer”- ka thënë Jessie J.29E2916A00000578-0-image-a-38_1435047568214 29E2917100000578-0-image-a-39_1435047573885 29E2917500000578-0-image-a-40_1435047582996 292C143200000578-3102329-Oops_She_s_been_keeping_busy_with_her_music_and_touring_duties_a-a-40_143290064234929CB0C9F00000578-0-image-a-6_1435365312664