Gëzuar ditëlindjen MAD!

Një vit MAD. Një vit plot çmenduri ashtu si jemi edhe ne vetë. Një vit plot argëtim, risi në ekranet shqiptare dhe jo vetëm. Një vit pranë një publiku të mrekullueshëm i cili e meritonte që gjithë mbështetja që na ka dhënë përgjatë këtij 365 ditëshi të parë të transmetimit t’i shpërblehej ashtu siç duhet . Ashtu siç vetëm MAD di të bëjë. Të gjithë e patën shansin për të qenë pjesë e kësaj dite shumë të veçantë për MAD Tv, për të festuar të gjithë së bashku ditëlindjen e parë të televizionit më të pazakontë në Shqipëri. Mbrëmja filloi vrullshëm në tapetin e kuq, ku personazhe të ndryshëm të botës së showbizz, artistë, këngëtarë dhe jo vetëm parakaluan në tapetin e kuq, ku natyrisht që nuk mund të kalonin pa bërë foto dhe pa dhënë intervista për Enxhin e MAD Report. Ndërkohë i gjithë publiku pati mundësi të përdortë MAD Photo Booth në hyrje të Folie për të realizuar foto të paharrueshme.madboothMjaftuan vetëm pak minuta që Folia të mbushej plot me adhurues të MAD, të drejtuar përballë skenës së ngritur, aty ku do të shfaqeshin prezantuesit e tyre të preferuar si dhe këngëtarët që i kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe në ekranin më “IN” të këtij viti.mad2Sapo u futën të gjithë patën mundësinë të shijonin warm-up nga dj Mickey.Nata u hap nga videoja prezantuese e MAD që u transmetua një vit më parë në momentet e para të hapjes se televizionit. Më pas erdhën të pazëvendësueshmit Mateo dhe Rudi, të cilët folën për mënyrën se si gjithçka filloi një vit më parë.mad24Direkt pas tyre në skenë doli reperi kosovar Mozzik, për të performuar këngën e tij hit “Koke Shum” duke ngrohur publikun për ta futur atë nën ritmet e një nate që premtonte shumë.mad9Më pas erdhi radha e rrjeteve sociale, dhe kush më mirë se Albi, mbreti i selfieve mund t’i prezantonte ato? I shoqëruar natyrisht nga bukuroshja Kristina, prezantuese e US Top.Megjithëse nuk ishin të vetëm, duket se dy prezantuesit tanë ndjeheshin paksa të vetmuar, ose të paktën kështu menduan Sid dhe Einxhi të Hip Hop District, të cilët iu bashkuan “festës”.mad1Me natyrën e tyre shumë cool që i karakterizon, ata prezantuan një video casting ku zbuluam sa nervozë ishin prezantuesit në fillimet e tyre. E gjithë kjo përpara se dyshja jonë e Hip Hop të ftonin në skenë miqtë e tyre për të performuar, reperin e njohur kryeqytetas Big Basta meMr. Rez si dhe djaloshin që thotë se fluturon, Gjiko The Fly Boy. Një treshe fantastike kjo që elektrizoi turmën nën ritmet e muzikës hip hop/reggae. Fillimisht Big Basta dhe Mr. Rez të cilët performuan së bashku dhe më pas Gjiko, të cilit iu bashkua në skenë në mënyrë të papritur Kastro Zizo dhe të dy kërcyen në mënyrë të çmendur.mad25 mad26Por mos mendoni se gjithçka ishte vetëm qejf dhe jo punë. Për të na e kujtuar këtë fakt u ngjitën në skenë më seriozët e MAD, dmth seriozë po t’i krahasosh me pjesën tjetër. Arjola dhe Iliri që ju shoqërojnë çdo ditë në MAD News ishin edhe një herë këtu me ju për t’ju shfaqur dhe treguar çdo event dhe fushatë që MAD ka organizuar gjatë vitit.mad11Për të gjithë ju që ishit të pranishëm, besojmë se nuk ju ka shpëtuar fakti që ne thjesht nuk rrimë dot larg njëri-tjetrit. Për të na treguar edhe një herë këtë menduan Vitmar i Rock n’ Rollica dhe peshkopja jonë e preferuar nga MAD Geeks, Nevina. Ata na folën për website-n mad.al që ju përditëson çdo ditë me informacionet më të fundit, ndërsa më pas u shfaq një video me më shumë prapaskena funny ku zbuluam që Arjola nuk është dhe aq serioze sa ç’dukej . Le të themi thjesht që ka bërë me zemër gjysmën e stafit duke i trembur me radhë.Nuk trembi ama grupin Burn dhe Butrint Imerin, të cilët gjithsesi hipën në atë skenë shumë të dashur për publikun duke ofruar variacion në zhanret e muzikës dhe duke kaluar nga ajo rock alternative deri në një pop që të kujtonte pak stilin e Justin Timberlake.BURN mad12Ishte radha e Gentit nga Post Alternative dhe Lady Marselës së UK Top për të përshëndetur publikun dhe për t’i njohur ata me gjithë spektaklet speciale dhe bashkëpunimet e televizionit tonë përgjatë vitit. Vendin në stage iu la dy artistëve të njohur me një lidhje të veçantë: ata janë pak motër e vëlla. Alban dhe Beatrix Ramosaj e pushtuan skenën njëri pas tjetrit, duke e lënë publikun të kërkonte për më shumë.mad13 mad14 mad27Dhe më pas…ikën dritat! Por mos u shqetësoni, këtë herë nuk ishte faji i shtetit ose i qeverisë, sepse i fikëm vetë. Si mund t’i këndonim ndryshe “Shumë Urime Për Ty” nën dritën e qirinjve televizionit më inovativ në vend? Dhe ç’lloj ditëlindje do të ishte në rast se nuk do ta përlyenim njëri-tjetrin me tortë? Këtu nuk mund të mungonte asnjë nga prezantuesit e gjithë botës MAD, si nga MAD Tv ashtu dhe nga MAD Radio 105.7.mad15Pasi frymë qirinjtë Folia u mbulua nga një det shumëngjyrësh zbukurimesh, ndërsa i gjithë qielli ishte nderzur flakë nga fishkezjarret. Më pas të gjithë publikut si dhe të ftuarve iu shpërndanë ëmbëlsirat që simbolizonin tortën dhe ngrënien e saj.mad3DJ Aldo i vuri sërish flakën festës menjëherë pasi ne fikëm qirinjtë, dhe dukej sikur nuk dëshironte të ndalonte. Edhe publiku gjithashtu nuk do të donte, po të mos ishte për Fatmën me të cilën kaloni çdo pasdrekë në MAD Day. Ajo na rrëfeu marrëdhënien e MAD me artistë të ndryshëm dhe videoklipet e tyre që e kanë çuar muzikën bashkëkohore shqiptare në një tjetër nivel, të cilët janë mbështetur vazhdimisht dhe sjellë më afër jush vetëm nga MAD Tv.mad16 mad29Fatma gjithashtu ftoi në skenë Enxhin, e cila na solli thashetheme dhe komente nga tapeti i kuq.Seven Saraqi bëri rrugë të gjatë për të kënaqur fansat e tij, të cilët e kanë ndjekur në MAD.mad17Aty gjithçka u ndërpre…nga qeni jonë Madi! Ai dha një konferencë për shtyp dhe u shpreh shumë i mërzitur që nuk e kishim marrë në festë dhe u rebelua! Kërcënoi gjithashtu që do të hante të gjithë kabllot dhe kur të ktheheshim asgjë nuk do funksiononte. Mos u bëni merak, të nesërmen zbuluam se ishte vetëm bllof.Shihni të gjithë deklaratën e Madit këtu:Nga MAD Tv do kalojmë në MAD Radio 105.7 dhe konkretisht tek të përditshmit Lenci dhe Anisa që na tregojnë më shumë për radion tuaj të preferuar. Ata gjithashtu nuk mund të largoheshin nga skena pa prezantuar Claydee-n e famshëm dhe bukuroshen Enca, provokuese si gjithmonë.mad18 mad19 mad20Le të rikthehemi pak tek Mateon dhe Rudin, publiku nuk mund të hiqte dorë lehtësisht nga ta, kështu që çunat vendosën të kthehen sërish, këtë herë më një mision shumë të veçantë. Ata tërhoqën numrat në shorteun për konkursin nga Vodafone ku dy persona me fat fituan dy bileta çift secili për të ndjekur koncertin në koncert, dy bileta avioni vajtje-ardhje për në Itali, akomodim dhe para xhepi për një dietë ditore në koncertet respektivë: Robbie Williams në Romë dhe Nicki Minaj në Milano. Fatkeqësisht ne të stafit nuk na u lejua të konkurronim :'(.mad4Ëmbëlsira për në fund (vetëm një nga të shumtat), me turmën që u tërbua kur sipër tyre u shfaqën njëri pas tjetrit e mrekullueshmja Kida, diva Era Istrefi, i shumëkërkuari Ledri dhe prishtinaliu Lumi B.mad6 mad7 mad8Performanca u mbyll me muzikë për të kërcyer gjithë natën, të luajtur nga Dj Sardi.mad23Ishte ora 3 e mëngjesit të një dite të mërkurë dhe të gjithë ende kërcenin për ditëlindjen e televizionit më unik, MAD Tv!Ndiqni këtu të gjithë videot e prapaskenave dhe momenteve më të bukura të MAD gjatë vitit:http://bit.ly/1GKP8exMarrë nga: Mad.al