Ja cilat janë vendet më paqësore në botë

Nëse kërkojmë paqe të vërtetë e mira është të shkojmë në Islandë.Sipas Institutit jofitimprurës të Ekonomisë dhe Paqes, ishulli i vogël që ndodhet në mes të Atlantikut të Veriut ka ruajtur pozicionin e tij si vendi më paqësor në botë.Insistuti lançoi Indeksin e Paqes Globale për vitin 2015 këtë javë, që përfshin 162 vende të botës bazuar në faktorë si nivelet e krimeve të dhunshme, përfshirjes në konflikte dhe shkallës së militarizimit.6 nga 10 vendet e para paqësore i përkasin Europës, me Danimarkën dhe Austrisë që mbajnë përkatësisht pozicionin e 2-të dhe të 3-të.“Europa ka ruajtur pozicionin si rajoni më paqësor në botë, i mbështetur nga një mungesë konfliktesh të brendshme dhe të jashtme,” shkruhet në raport.Dhuna në Ukrahinë, ka ndikuar shumë në përmbledhjen e kësaj liste. Ukrahina ka vuajtur një përkeqësim të normës së saj gjatë vitit të fundit ndërsa separatistët pro-rusë janë përplasur me forcat qeveritare.I vetmi vend që u paraqit më keq ishte Libia, që është zhytur në një luftë civile mes islamistëve dhe grupeve nacionaliste, thotë raporti.Siria ka mbetur në fund të renditjes, me Irakun dhe Afganistanin që e ndjekin pas, si vendet ku grupet e Shtetit Islamik kanë shkaktuar terror.Shtetet e Bashkuara ndodhen në mes të listës, duke dalë keq në aspektin e militarizimit, vrasjeve dhe frikës nga dhuna.