Relaks dhe masazh për Eva Longoria-n

Aktorja bukuroshe e serialit të famshm "Shtëpiake të dëshpëruara" ka vendosur të na i bëj zili të gjithëve me disa pushime.Ajo është fotografuar në Rio De Janiero ditën e djeshme, teksa bënte plazh.Në formë të mire, me ngjyrë çokollatë të kombinuar me një palë rroba banjo ngjyrë portokalli, dhe një masazhator që i bën masazh teksa ajo qëndron shtrirë në shezllon.Ajo dukej tepër  e relaksuar së bashku me 2 mikesha të saj në plazhin e mrekullueshëm të Copacabana.Aktorja ka përfituar nga ky udhëtim në Brazil për ta shfrytëzuar për relaks po edhe për punë, pasi ajo duhet të marrë pjesë në aktivitetin “Laureus Sports Awards”. Kjo ceremoni do të prezantohet nga aktori Morgan Freeman.